Fatbardh Kadilli: Të largojmë ‘bravat’ edhe nga mendjet tona

Fatbardh Kadilli: Të largojmë ‘bravat’ edhe nga mendjet tona

35
0
Shares

Ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli tha sot gjatë fjalës së tij në kuvendin e PD-së, se kemi larguar braven nga drejtimi i partisë por duhet të pastrohemi nga brava edhe në mendjet tona. Sipas tij Berisha nuk është drejtuesi që con në fitore PD.

“Nuk e kam braktisur PD-në as në ditët e saj më të vështira, Sepse kjo është partia ime. E kam pritur të vijë. Kam dhënë një dorë në krijimin e saj dhe do të vazhdoj ta bëj gjithnjë.

Do të isha hipokrit nëse nuk do të thoja se faktori tjetër për moscoptimin e partisë ishte përpjekja e suksesshme e Zotit Berisha,

Rezultat i forcës dhe vullnetit të tij të paepur për të marrë në dorë kontrollin e partisë, është krijimi i një shumice thithëse në bazën e partisë.

Pa ironi, shpresoj që të gjithë demorkatët një ditë të gjejnë kurajën që ka Zoti Berisha për interesin e tij dhe të dinë ta përdorin për të luftuar për interesin e partisë dhe të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, më duket se ne ndjejmë kënaqësi vetëm kur shqiptojmë fjalët gati banale – Lul Brava, por jemi të verbër përpara bravave në mendjet tona. Ato brava që në fakt e krijuan Lulzim Bashën që sot e dënojmë të gjithë.

Fatkeqësisht, më duket se këto kohë jemi marrë, me blindimin e verbër që Lulzim Basha i bëri ndërtesës së PD-së dhe me izolimin kriminal që ai i bëri partisë, por jemi të verbër për të shikuar blindimin e padukshmëm dhe izolimin që PD e drejtuar nga Zoti Berisha ka nga qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe një PD moderne.

Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë”, tha Kadilli.

Në vijim Kadilli tha se Edi Rama rrëzohet me parime dhe jo me forcë. Edi Rama mundet në betejën e vlerave dhe integritetit dhe jo atë propagandës dhe sharjeve. Edi Rama mundet nëse përballë tij PD do të vërë dikë që del në mes të sheshit dhe askush nuk e akuzon dot për integritet dhe dinjitet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY