Urbani ende në Lanë, dëshmi e kaosit të tranaportit publik në Tiranë

Urbani ende në Lanë, dëshmi e kaosit të tranaportit publik në Tiranë

30
0
Shares

Autobusi i shërbimit publik që ra mbrëmë në Lanë afër pallateve Agimi ende qëndron mbi përrua për shkak se është vështirë largimi i tij. Por makina me të cilin ai u përplas pak përpara aksidentit të rëndë, është zhvendosur.

Ende nuk ka një version zyrtar në lidhje me shkaqet ndërsa mbetën të lënduar 5 persona, 4 prej të cilëve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm lanë ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

Në mesin e personave të plagosur janë drejtuesit e të dy mjeteve, faturino i urbanit, si dhe dy pasagjerë, njëri në mjetin e transportit publik, dhe tjetri në makinën që përfundoi në Lanë poshte rrotave të autobusit.

Ka disa ide në lidhje me urbanin, një prej të cilave është konservimi i tij aty ku është si një skulpturë surealiste, dëshmi e kaosit të transportit publik në Tiranë dhe mungesës së zgkidhjeve afatgjata siç është trami. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY