Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso dhe Belind Këlliçi kanë reaguar ndaj deklaratave të Gazment Bardhit që e quajti Kuvendin e sotëm një tjetër takim elektoral, Këlliçi dhe Kaso thanë për fax tv se ka ende kohë edhe për ta ti bashkohen strukturave të reja të PD.
Ivi Kaso: Kemi vendimmarrje të rëndësishme që janë planifikuar sot, janë ende në kohë, sot është një ditë ku mblidhen dhe kuvendojnë demokratët, kushdo që e quan veten opozitar duhet të jetë i pranishëm këtu.
Belind Këlliçi: Është Kuvendi më i bukur që është mbajtur ndonjëherë, jam i bindur që do të jetë një Kuvend i shkëlqyer.
Është Kuvendi më transparent që ka mbajtur ndonjëherë Partia Demokratike, askujt përfshirë edhe mua, nuk i lejohet hyrja pa badge, për të bërë më pas edhe skanimin elektronik.
Dora është e shtrirë për çdo demokrat. Nuk kam asnjë përgjigje, ftoj Gazment Bardhin dhe këdo tjetër që të na vijnë dhe të na bashkohen.
Ndërsa ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, delegate në Kuvend, tha se ajo nuk ka nevojë për karrige dhe poste, që të bëjë betejat e saj për çështje në interes të vendit.
Topalli: Ne jemi në një pikë kritike si vend, kurrë më shumë se sot vendi nuk ka pasur nevojë për një opozitë reale, një opozitë të vërtetë, opozita duhet të ishte pushteti real. Unë kam shumë besim që opozita do ta bëjë këtë, shumë herë kemi kaluar momente të vështira, por nuk jemi dorëzuar.
Ndoshta mund të them diçka, edhe pa qenë në krye të PD, edhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcën të thojë të vërteta, nuk ka nevojë për të pasur karrige për të bërë beteja. Bashkimi duhet të bëhet mbi vlera. Dëmi më i madh që i është bërë vendit është opozita farsë.
Kurse ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi tha për fax tv se ka ardhur në shtëpinë e tij, nga e cila e përjashtoi pabesisht grupi që mban vulën e kësaj force politike.
I pyetur se a do të marrë fund përçarja brenda Partisë Demokratike, Murriz theksoi se idealja është utopike dhe nuk ka bashkim 100%.
Myslim Murrizi: Kam kontribuar në këtë parti 29 vite dhe nuk kam ik për teka dhe kapriço, por grupi që mban sot vulën më përjashtoi. Sot kam ardhur në shtëpinë time, unë nuk i bie anash.
Idealja është utopi, nuk ka bashkim 100%. Shpresoj që numri i zgjedhësve në zgjedhjet e ardhshme të maksimal. Unë te kuvendi i PD, surprizë do të ishte të ikja te i PS-së. Unë që jam i vjetër në këtë parti, edhe në ’97 ka pasur akuza të forta ndaj Berishës, kam ardhur me çante dhe jo me dosje, vij për të dhënë e jo për të marrë. Alibeaj tha do bëj opozitë të fortë, ta bëjë nëse ka këllqe. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/