Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STUDIMI/ Shqiptarët e kanë të vështirë të investojnë kursimet e tyre

29/04/2022
STUDIMI/ Shqiptarët e kanë të vështirë të investojnë kursimet e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pyetjes se”me kursimet që keni a jeni të gatshëm të investoni”, 60% e qytetarëve i janë përgjigjur negativisht, ndërkohë që 23% kanë shprehur gatishmëri dhe 10% nuk kanë preferuar tëpërgjigjen. Kjo është një nga të dhënat e sondazhit që sapo kapublikuar Qendra ABC Tirana Club, në kuadër të realizimit tëprojektit studentor “Kursimi apo investimi – kur është koha?”.

Sondazhi është zhvilluar me 300 qytetarë që janë intervistuar nëmjediset e 5 qendrave tregtare të njohura në kryqytet, njëkampion që respekton ndarjen gjinore, moshore, arsimore etj.

Nga të dhënat e përftuara pasiguria për mosgatishmërinë e investimit të kursimeve duket se ka shkak kryesor “më duhen më shumë para për investimin” (33%) dhe më pas renditen: “nuk kam siguri për investimin” (30%); “nuk kam një ide të qartë” (18%);  “më duhet më shumë kohë për investimin” (15% dhe 4% nuk dhanë përgjigje.

Trendi i pandalur i rritjes së kursimeve të qytetarëve në bankat e nivelit të dytë reflektohet dhe në përgjigjet që ata kanë dhënë përpyetjen se a kanë hapur një llogari kursimi. 63% thanë “Po”, 27% “Jo” dhe pjesa tjetër nuk dha përgjigje. Leku mbetet monedha më e preferuar për kursimet bankare (64%), Euro 28% dhe USD 8%.

Për ata që nuk kanë hapur ende një llogari kursimi, duket si arsye kryesore “nuk kam interes” (45%); “nuk kam njohuri” (18%); “nuk kam besim” (28%) dhe 9% nuk dëshiruan tëpërgjigjen.

Cila është mënyra më e mirë për të kursyer? ishte një pyetje tjetër gjatë sondazhit, për të cilën përgjigjet ishin: “rregullisht çdo muaj” (21%); “sa herë që mundem” (35%); “të dyja mënyrat (37%) dhe 7% nuk u përgjigjën.

Sondazhi ka dhe pyetje të tjera në lidhje me qasjen në shërbimetvirtuale të qytetareve në bankat e nivelit të dytë, aplikimet përkredi dhe orientimin e e saj për nevojat që kanë, si i kanë fituarnjohuritë për procedurat bankare etj.

Gjetjet e sondazhit dhe problematikat e hasura mbi këto çështjepriten që të diskutohen në një Forum që ABC Tirana Club do tëorganizojë së shpejti në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Projekti “Kursimi apoinvestimi – kur është koha?” përfshin dhe një fushatë informimidhe ndërgjegjësimi të publikut, kryesisht në mediat e reja dherrjetet sociale.

Ky është edicioni i katërt i programit studentor “Edukimiekonomik dhe financiar i publikut“, të cilin ABC Tirana Club poe realizon në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, si dheme mbështetjen e Raiffeisen Invest.

Prej vitit 2019 organizata studentore, në kuadër të këtijprogrami, ka pasur në fokus tema të tilla, si: “Shit e bli nëmonedhën kombëtare, LEK”; “Informaliteti dhe qarkullimi iparasë cash ‘ushqejnë’ njeri-tjetrin”; si dhe “Apliko pagesënelektornike!” Programi është një kontribut direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos tek të rinjtë.

Për ABC Tirana Club edukimi ekonomik dhe financiar është njëinstrument jetik në një vend që aspiron standardet e BE-së, qënxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencëne ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dheevazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhekontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetënveprimtarive kriminale të çdo lloji. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO me vajzën, mësohet arsyeja

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi”

18/03/2026
Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO me vajzën, mësohet arsyeja

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi”

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.