Zyrtarja e lartë amerikane mbërrin në Tiranë, takim me Ramën dhe ish...

Zyrtarja e lartë amerikane mbërrin në Tiranë, takim me Ramën dhe ish drejtues të PD në kohën e Bashës

39
0
Shares

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried po vijon takimin në kryeministri me Edi Ramën.

Donfried shoqërohet në takim nga ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, si dhe nga Gabriel Escobar.

Më pas zyrtarja e lartë e Dash do të takohet dhe me tre përfaqësues të PD-së, deputetë jashtë Komisionit të Rithemelimit, si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Gjatë pasdites së djeshme Ndihmës Sekretarja e SHBA-ve, për Çështjet Evropiane dhe Euraziatike, u takua me komisionerin Oliver Varhelyi ku folën për domosdoshmërinë e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonis së Veriut në Bashkimin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY