Një banor në Durrës, Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha.
Disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/