Gjipali: Ngecja e integrimit të Ballkanit, dëmtohet imazhi i BE

Gjipali: Ngecja e integrimit të Ballkanit, dëmtohet imazhi i BE

33
0
Shares

Vonesat për hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëmtuar imazhin e Bashkimit Europian, deklaroi në një intervistë në a2cnn, Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri.

Është e qartë që po rritet presioni ndaj Bullgarisë, por gjithësesi për fat të keq deri më sot shohim që jemi në të njëjtat pozicione, pra nuk ka ndryshuar asgjë. Pavarësisht se menduam se lufta Rusi-Ulrainë do sjellë një ridimensionim të qëndrimit të BE, por edhe të vendeve anëtare sa i takon procesit të zgjerimit dha Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq, deri më sot nuk duket kjo lëvizje e Bullgarisë, e cila po qëndron fort tek ccështjet që ka ngritur për Maqedoninë e Veriut dhe nuk toleron një ndryshim nga kursi i saj. Kjo dhe për shkak të problematikave të brendshme politike, brishtësisë së mazhorancës atje, e cila reflektohet edhe në këtë qëndrim. Por në fund të fundit, këtu është në diskutim besueshmëria e BE që edhe komisioneri e përmendi, tha që po punon ccdo ditë, ende ka besim që do të mund të zhbllokohet si situatë. Por është bërë një dëmtim i imazhit të BE dhe vendeve anëtare”, tha Gjipali gjatë bisedës me gazetaren Alba Alishani. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY