Leja për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit ndërkohë që tyneli ka kohë që nisur dhe është hapur në shumë metra.
Tyneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.
Ky nuk është rasti i parë që leja jepet pas shumë kohë ndërtimi. Ndërkohë që në objekte publike kjo është nën kontroll në objekte private kjo është e dënueshme.
Ndertimi i kullave tek Sheraton nga kompania Kastrati u ndërtuan në një pjesë të tyre pa leje. Pas një kërkese për informacion, bashkia dha leje për pallatet që zevendesuan ca vilëza druri duke kafshuar edhe më pyllin.
Ndërsa KKT ka miratuar edhe lejen zhvillimore për rishikimin e projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, rikualifikimin e Unazës Lindore për lotet 4.5,6.
Krahas tyre, miratim të lejeve kanë marrë edhe projektet për rehabilitimin e pistës, baza ajrore e Kuçovës, ndërtimi i terminalit verior të transportit publik si dhe një sërë projektesh të tjera për ndërtime aksesh rrugore në vend, ndërtim hidrocentralesh të vogla e resorte turistike. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/