Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren Elizabeta Imeraj.
Vendimi u publikua në orën 15:00, nga Ina Rama.
Në seancën e datës 12 prill, KPA pranoi shumicën e provave të kërkuara nga Elizabeta Imeraj. KPA administroi të gjitha provat e kërkuara, me përjashtim të provave me dëshmitarë, si dhe kërkesa të reja për hetimet që janë në vijim. Imeraj kishte kërkuar hetim të plotë në të tre kriteret e rivlerësimit, duke ngulur këmbë në transparencën e çështjes për publikun.
KPA e rrëzoi sipas Ina Ramës në të tre kriteret e vlerësimit.
Dosja e Imerajt i kaloi Komisionit të Posaçëm të Apelimit në qershor të vitit të kaluar, kur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ankimoi vendimin e KPK, i cili e rikonfirmonte në detyrë.
Trupa e KPK që konfirmoi në detyrë Imeraj, është ankuar me një notë verbale për presionin që Theo Jacobs ka bërë në KPK për shkarkimin e saj.
Konkluzionet e avokatit:
Në rastin konkret konstatohet se:
– Gjetjet e konstatuara nga Komisioneri Publik janë të pabaza dhe kryesisht bazohen (nëse jo ekskluzivisht) në deklarata të dëgjuara;
– Gjetjet, kur pranohen si të tilla janë, të barazvlefshme me supozim të faktit ose ligjit.
– Për rrjedhojë, znj. Imeraj kishte barrën e provës për të paraqitur kundërprova për të vërtetuar të kundërtën;
– Nuk ka pasur mundësi arsyeshme që ajo të sjellë prova kundër pretendimeve tepër të paqarta të cilave u mungon një bazë minimale faktike dhe të cilat as nuk janë verifikuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/