Bordi i Transparencës vijon biznesin me tregtarët e naftës, nuk tregon se...

Bordi i Transparencës vijon biznesin me tregtarët e naftës, nuk tregon se si llogarit ndryshimet e çmimit, fsheh çmimin e bursës

46
0
Shares

Bordi i Transparencës vijon të bëjë biznes me kompanitë e naftës duke mbajtur sërish lart çmimin e karburanteve. Bordi mban fshehur metodologjinë e llogaritjes së çmimit si dhw nuk publikon çmimet e naftës në bursë duke mos patur as minimumin e tansparencës në lidhje me një vendimarrje që ndikon buxhetin e disa qindra mijera familjeve.

Bordi vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Shitja me shumicë:

  • 214 Lekë/litri për gazoilin;
  • 194 Lekë/litri për benzinën;
  • 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

  • 226 Lekë/litri për gazoilin;
  • 206 Lekë/litri për benzinën;
  • 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY