Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.
Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/