Vihen në pranga nga policia e Tiranës, 7 persona për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. H., 53 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur;
– H. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. F., 63 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital;
– F. C., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;
– K. H., 23 vjeç, dhe G. Q., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Milo Duçi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e tre automjeteve të parkuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/