Është edhe me bar miu brenda, ka 50 kimikate dhe ngjan si...

Është edhe me bar miu brenda, ka 50 kimikate dhe ngjan si të jetë kanabis. Mbërrin në Shqipëri narkotiku i rrezikshëm

138
0
Shares

Eksperri Kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka shpjeguar vetitë e ‘Bonzai’ e cila është një lloj droge sintetike me rrezikshmëri të lartë që u kap në Korçë.

Ai tha për MCN Live se bëhet fjalë për “Bonzai”, një formë të panjohur marijuane.

“I thonë K2, se është high mbi high. Është një drogë sintetike që i ngjan kanabisit, por s’është kanabis, është koktejl përbërësish kimikë që nuk janë të detektueshëm me Aquila Scan, janë preparate që janë prodhuar në mënyrë të tilla që të mos detektohen. Quhen bomba kimike se kanë mbi 50 kimikë që japin efekt pesëfish më të lartë se kokaina. Është një shkatërrim i pariparueshëm i serotoninës në tru, kemi arreste kardiake.

Kemi incidencë të lartë të vdekjeve nga overdoza. Kjo është sintetike dhe konsumatori gënjehet duke i thënë se është bio, por është sintetike. Duhet të ketë hyrë më herët në treg nga sa është zbuluar. Nuk është shumë për përdorim të brendshëm, nuk kishte destinacion Shqipërinë por do futej në territorin grek. Nga përllogaritjet, kjo lloj droge, është dhjetëfishi i asaj që është kapur”, tha eksperti Karamuço.

Sipas tij, është një drogë që përngjason me diçka tjetër, por nuk është e njëjta gjë dhe se Shqipërisë i na mungon legjislacioni për këtë drogë.

“Edhe në paketim shkruhet se nuk përdoret për qeniet njerëzore. Krimi është një hap përpara në këtë rast. Këta po eksperimentojnë në tregun tonë të fusin diçka të tillë që ata që vuajnë dënimin për shitje narkotikësh, ti shpëtojnë dënimit. Efektet janë lëvizje të pakontrollueshme, konvulsione dhe overdoza. Nuk kanë ardhur më parë persona që kanë konsumuar këtë drogë me overdozë.

Thonë se kanë përdorur kanabis, por s’është kanabis. Ka efekt shumë të shtuar për arrest kardiak, shkatërrim veshkash, mëlçisë, dhe tendencën më të madhe ka shtyrjen drejt vetëvrasjen. Këtë Aquila Scan që kemi futur së fundmi duhet ti bëjmë update, që të identifikojnë përbërësit, imagjinoni ka dhe ilaç miu brenda. Kemi një lëndë narkotike që jep të njëjtin efekt”, deklaroi Karamuço. mcn.tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY