Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar me 14 kilogramë kokainë në Itali në autostradën e Parmës, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti.
Ai qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Leço-s ndërsa në makinë i janë gjetur 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë.
30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma. Nëse droga do të shitej në treg, hetuesit besojnë se tregtarët do arrinin fitime deri në 2 milionë Euro, shkruajnë mediat italiane. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/