Tarifa e Kalimashit, rritet pagesa për bizneset në Kukës. Çfarë ndodh me...

Tarifa e Kalimashit, rritet pagesa për bizneset në Kukës. Çfarë ndodh me kursin e euros tek sportelet e taksës së rrugës

155
0
Shares

Kompania koncesionare AHC tek Stacioni i Pagesave në Kalimash ka nisur të aplikojë një tarifë më të lartë për bizneset e Kukësit se sa ato në 2018. Tanimë automjetet e bizneseve janë të detyruar të paguajnë 5 euro ose 660 lekë, në vend të 100 lekë të vjetëra që paguanin përpara.

“Ka disa ditë që makinat në pronësi të bizneseve kuksiane paguajnë më shumë dhe një tarifë ndryshe nga më parë. Kur themi ndryshe nga më përpara bëhet fjalë për një periudhe të konsiderueshme prej katër vitesh. Pra, kompania përdoruesve të aumotjeteve të bizneseve për rreth katër vite u ka marrë 100 lekë të vjetëra ndërsa tani pas leximit dhe interpretimit të VKM Nr.517, datë 04.09.2018, kompania është kujtuar dhe ka “kuptuar” që kjo kategori nuk përfiton nga skema e zbritjes. Numri i bizneseve në Kukës që preken nga kjo lëvizje e beftë është i lartë, arsye kjo që nxitur përfaqësuesit e shoqatës “Biznesi për Biznesin” të mbajë një takim konsultativ për këtë dhe të vazhdojnë procedurën e ankimimit deri në sqarimin dhe zgjidhjen e plotë të problemit”, shkruan zani.al, një portal lokal lajmesh i Kukësit.

Edhe kursi i këmbimit që kompania përdor për tarifat është 131.45 lekë për 1 euro ndërkohë që ky kurs këmbimi nuk përkon me asnjë bankë të nivelit të dytë, pikë “exchange” apo me interesin ditor a mujor të Bankës së Shqipërisë. a.b

https://fb.watch/czwur-7NUE/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY