Ish ministri i Drejtësisë për gjyqtaren Blerina Muça: Vendimi, turp dhe i...

Ish ministri i Drejtësisë për gjyqtaren Blerina Muça: Vendimi, turp dhe i paprecedent për drejtësinë”

133
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ndërsa komentoi pranimin e ankesës nga gjykata e konsideroi të turpshëm vendimin e marrë sot në Gjykatën e Apelit nga Blerina Muça, pasi pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për statutin e Partisë Demokratike.

Manjani thotë se vendimi i marrë sot është një rast unik dhe i paprecedentë, që i hap rrugë çdokujt që të bëjë presipn mbi gjykata.

Vendimi i gjykatës Tiranë për të legjitimuar një ankim të një personi që nuk është palë në një sallë gjyqi, është TURP juridik!

Rast unik në jurisprudencë dhe precedent i rrezikshëm.

Më vjen keq dhe, përtej respektit që kam për gjyqtaren, por shoh që parimet e gjykimit të rregullt kanë rënë. Ky është vendim i marrë nën presion të jashtëzakonshëm.

Tani mund të legjitimohet çdo pushtetar e diplomat, njësoj si çdo bandit që i bën presion gjykatës dhe mund të mbajë peng të drejtën e kujtdo.

Turp e faqja e zezë!

Them turp sepse fatin e asnjë partie nuk e cakton dot gjykata!

Le ta bëjnë dhëmbin sa Kimi po të duan, por ky është realiteti!

Të fala reformës dhe drejtësisë së pavarur!“, shkruan Manjani në postimin e tij.

Gjykatësja Blerina Muça vetëm pak javë më parë ka dhënë vendim të kundërt për nkë çështje të ngjashme dhe me të njëjtat palë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY