Berisha denoncon rritjen e cmimeve me 300%. Gjen emrin e Presidentit që...

Berisha denoncon rritjen e cmimeve me 300%. Gjen emrin e Presidentit që propozuan deputetët e PS në zarfe, është Vali B.

89
0
Shares

Problemet më tronditëse për shoqërinë, janë rritja e papërmbajtur e çmimeve deri në 300% – 400% çmimetne produkteve ushqimore, deklaroi sot ish kryeministri Berisha në një takim me gazetatët tek selia e PD.

“Vaji i gatimit është rritur me 300 e ca për qind, si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Rritje të mëdha ka shënuar buka, brumërat, zarzavatet.

Faktikisht, po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare. Bordet e krijuara nga qeveria, janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve”, deklaroi Berisha.

Ish kryeministri tha se qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare.

“Bordet vetëm sa përligjin spekulimin dhe krijojnë me këtë përligje mundësi dhe rrugë të tjera spekulimi. Anulimi i bordeve përveç entit rregullator të energjisë, i cili është një institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë.

Por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave, që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës”, tha Berisha.

Në vijim Berisha riktheu më vëmëndje rritjen me 15 fish e çmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut. Po tha ai, rritja nuk krijoi asnjë problem, sepse u kompensua në çdo qindarkë dhe çdo banor nga qeveria.

Ne kemi një praktikë, kaluam nga çmimet e kontrolluara të socializmit në çmimet e tregut të lirë. Mallrat e shportës që të gjitha u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja e reformave, terapia e shokut quhej në atë kohë kjo masë, u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme.

Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm, për pasurim të klientelës së saj dhe natyrisht ndarje profitesh me këtë klientelë. Sot qytetarët e marrin bukën deri në 40% nën peshë. Pra rreth 40% më shtrenjtë se çmimi i shpallur.

Në vijim Beeisha trajtoi çmimin e energjisë ndërsa akuzoi qeverinë se kpntrollon prodhimin e bitcoin pa pagesë

”Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde, se për ata që shpenzojnë mbi 700 kilovat orë do të shumëfishojnë çmimin e energjisë. Kë godasin në këtë mënyre.

Godasin dhjetëra mijëra familje biznese të vogla. Ndërkohë që bitcoini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur. Pse? Sepse gjerësisht flitet se kontrollin e bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare”, theksoi ish kryeministri.

A mund të imagjinoni ju që ne të kemi çmimet më të larta të energjisë. Në një kohë kur ne e prodhojmë atë me koston më të ulët, prej 0.9 lekë për kilovat, dhe e shesim me 95 lekë për kilovat, me 180 lekë e kështu me radhë.

Në vijim Berisha kpmentoi procedurën e zgjedhjes se Presidentit. “Edi Rama për të zgjedhur, Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfet sekretë. Sipas statistikave të Edi Ramës dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Keni të drejtë që habiteni”, tha Berisha.

Ish kryeministri tha se afera më kryesore që ka dalë deri më sot, afera incineratorëve, ku Rama ka firmosur një procedurë antiligjore për kontratën e incineratorëve.

“Në këtë kontekst, përgjegjësi numër një, kreu i organizatës është vetë ai dhe Engjëll Agaçi. Sepse mund të dëshironte të vidhte me baule dhe vagonë Arben Ahmetaj, që s’ka asnjë dyshim për këtë, Lefter Koka, Alqi Bllako që është arrestuar, Erjon veliaj, po s’mund të ndodhë kurrë sepse sekretari i përgjithshëm është njeriu që ka detyrimin ligjor të verifikojë ligjshmërinë e të gjitha akteve që firmos qeveria.

Pra Rama ka ditur gjithçka, por i ka lejuar vetes për përfitime personale të firmosë me një proçedurë të dënueshëm, ligjërisht të dënueshme. Nuk ka të ndalur nxjerrja e dokumenteve. Nuk mund të imagjinohet se çfarë ka ndodhur në këtë aferë. Janë institucione të tjera të implikuar gjer në fytyrë.

Ndaj dhe ai mendon tani se si të kalojë nga kryeministër në President, por i them që sot se ajo nbuk do të ndodhë. Thuhet se ka filluar të ketë telefonata nga Bllako. Ato janë punët e tyre, por Bllako është vetëm një kapter në aferën e madhe ku gjeneralë janë Edi Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj etj”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY