Lushnjë, 25 vjeçari sulmon babain me thikë, ndërhyn urgjent policia

Lushnjë, 25 vjeçari sulmon babain me thikë, ndërhyn urgjent policia

38
0
Shares

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY