Ish gruaja i rrëmben shtëpinë këngëtarit Endri Prifti, e denoncon në Stop...

Ish gruaja i rrëmben shtëpinë këngëtarit Endri Prifti, e denoncon në Stop skandalin

244
0
Shares

Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve.

Endri Prifti: Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë. Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin… Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Gazetari: Sa?

Endri Prifiti: Rreth 13 mijë-14 mijë euro.

Gazetari: Që ju kishit paguar pjesën më të madhe… Sa?

Endri Prifti: 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto.

Gazetari: Shtëpia kur është blerë ka qenë në emrin e bashkëshortes tuaj dhe kush kanë qenë garantues të kësaj kredie?

Endri Prifti: Në emër të bashkëshortes dhe të prindërve të saj.

Gazetari: Ndërkohë që ju keni qenë të martuar kur është marrë kjo shtëpi me kredi?

Endri Prifti: Po, kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër. “Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën.

Në Gjykatën e Korçës, “Stop” ka mësuar se çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi. Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmon të kundërtën. Lind pyetja se ku ka shkuar ky vendim dhe pse kjo pronë u tjetërsua nga ish-bashkëshortja e Endri Priftit.

Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.

Endri Prifti: E shitën padrejtësisht, unë dhe e kisha bllokuar shtëpinë. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen.

Gazetari: Si e shitën kur ka qenë e bllokuar në hipotekë kjo shtëpi?

Endri Prifti: Për 1 muaj mund të shitet, mund ta blej unë një shtëpi dhe ta shes dhe për 1 muaj nuk ka asnjë përfitim dhe kuptohet se pse është bërë, vetëm për të manipuluar…

Gazetari: Ti a ke dijeni se kujt i është shitur kjo shtëpi, ndoshta i njeh personat e tjerë?

Endri Prifti: Për herë të parë iu shit një shoqes më të ngushtë të ish kësaj, është bërë kot sa të shpëtonin, fiktive, sa të hiqnin shtëpinë qafe. Shoqes më të ngushtë të ish-it tim, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë.

Gazetari: Brenda 1 muaji u shit 2 herë shtëpia, u tjetërsua pronësia?

Endri Prifti: U shit 2 herë dhe ja dokumentat dhe që ta sqaroj. Unë në një seancë gjyqësore që ishte përballë dhe ish-bashkëshortja dhe ëma e saj dhe gjyqtari Arben Lera, ngaqë nuk doja që të vija më në gjyq, më kishte ardhur në majë të hundës të merresha me drejtësinë time dhe të shikoja avokatin e saj që vetëm gënjente, më iku truri dhe ju thashë: Dëgjoni, unë do të heq dorë nga ky gjyq, vetëm të ia fal, u konsultova dhe me djalin e madh, Simonin, i thashë: Babi të ia falim vëllait të vogël këtë shtëpinë se do të bëjmë shtëpia të tjera ne?! Mirë më tha dhe djali i madh. Dhe i thashë në gjyq, djali ishte 14-15 vjeç. Iu thashë: Dua ta shkruash  që shtëpinë të ia fal djalit, në emër të djalit dhe për 3 vjet, kur ai të bëhet 18 vjeç le të bëjë çfarë të dojë. Djalin e ka në kujdestari e ëma dhe iu thashë, po jua fal, nuk dua të merrem fare me këtë proces gjyqësor. Vetëm ta vë në emër të djalit. Për 3 vjet, për këtë keni dëshmitar gjyqtarin.

Gazetari: Dhe nuk pranuan?

Endri Prifti: Nuk pranuan, e lanë në gjyq kështu që do ta mendojmë dhe kur i morëm në telefon që ta firmosim në emër të djalit, nuk u përgjigjën më dhe nuk e ngritën më telefonin.

Gazetari: Ka pasur plan tjetër?

Endri Prifti: Ka pasur plan tjetër, të merrnin vetëm para dhe t’i shpenzonin për kot. Unë ia fala djalit publik i dashur dhe nuk pranuan. Tani, ta lë unë drejtësinë të më vjedhi gjithandej?! Janë dhe shumë lekë, por pse t’i prishin ata që nuk duhet t’i prishin?! Ndërkohë që duhej t’i kishte djali im, pasuria e tij. Tani të gjykojë publiku se kush ka të drejtë.

Avokati Arben Llangozi në rolin e ekspertit shpjegon se jemi përpara 2  veprave penale që rëndojnë mbi zyrtarët e Kadastrës së Korçës dhe ish-gruas së Endrit Priftit, Anjeza Kolevicës.

Arben Llangozi: Gjykata, me të drejtë pretendon që kemi të bëjmë me një pasuri që është krijuar në regjim artitsor dhe kjo pasuri duhet që të pjestohet, por ajo që është futur në ngërç aktualisht është se kjo pasuri nuk ekziston më në emrin e palës së paditur, por është tjetërsuar në emrat e personave të tjerë dhe ky tjetërsim nuk shkel vetëm kodin e procedurës civile, por kemi të bëjmë dhe me një seri shkeljesh të kodit penal . Në rastin konkret, kemi të bëjmë me shkeljen e kodit penal  të parashikuar nga neni 320 i kodit penal që ka të bëjë me pengimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës që rasti konkret është sigurim padie, por njëkohësisht kemi të bëjmë edhe me falsifikim të dokumentave të një kontrate të tjetërsimi shitje nga pala e paditur në rastin konkret, i ka kaluar një personi të tretë. Unë mendoj se kemi të bëjmë me vepra penale se pala duhet t’i drejtohet organit të akuzës sepse kemi të bëjmë me 2 vepra penale, neni  186 i kodit penal përcakton qartë se kur bëhen dokumenta fiktive, palët mbajnë përgjegjësi ligjore sipas kodit penal  dhe kemi dhe nenin 320 të kodit penal që ka të bëjë me ekzekutimet e vendimeve të gjykatave. Pra, personi i paditur, ka kryer vepër penale dhe duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Endri Prifti: Çfarë të them unë?! “Stop-i” do ta zgjidhë këtë punë dhe prandaj është “Stop”. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY