Celibashi kërkon të bëhen padi në prokurori për blerjen e votave

Celibashi kërkon të bëhen padi në prokurori për blerjen e votave

59
0
Shares

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u shpreh sot gjatë një konference se kushdo që ka prova që mund të faktojnë shitblerjen e votave, duhet ti drejtohen Prokurorisë pasi KQZ nuk ka instrumenta ta ndalojë këtë fenomen.

“Nëse ka shitblerje KQZ nuk ka asgjë për të bërë, në rastin kur këto shkelje pretendohen që ka ndodhur, duhet ti adresosh pranë organeve të prokurorisë.

Nëse ke prova duhet të qasesh drejt oprganeve të drejtësisë, do të duhet të kuptojmë se kush bën çfarë në lidhje me procesin zgjedhor.

Ajo që ka tagër të bëjë KQZ është fushatat informuese. Ka një mori institucionesh që duhet të angazhohen te kjo çështje, nëse koha ecën, rekomandimet e OSBE ODHIR nuk do të adresohen, gjithçka do të mbyllet me një marrëveshje”, tha Celibashi.

Celibashi u shpreh se pavarësisht kohës që po ecën, partitë politike ende nuk kanë bërë asnjë refelektim në lidhje mw amendimet e pritshme në ligjin zhjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY