Basha reagon pasi PS mbajti në grup Orlandon: Bleu vota për Ramën

Basha reagon pasi PS mbajti në grup Orlandon: Bleu vota për Ramën

56
0
Shares

Deputeti i PD Lulzim Basha tha sot se Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Basha komentoi vendimin e grupit të PS që nuk përjashtoi nga grupi, Ornaldo Rakipin, djalin e ish-deputetit Aqif Rakipi, i akuzuar nga DASH për korrupsion.

Në një postim në rrjetet sociale Basha akuzon Rakipin se ka blerë vota më 25 prill për Edi Ramën.

Postimii Bashës:

Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet.

Këto fakte të njohura nga çdo shqiptar pasqyrohen edhe në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe motivet e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

Pyetja që shtrohet sot është: për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill?

Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY