Deputetët socialistë propozojnë emrat për President, Rama sulmon Presidentin Ilir Meta

Deputetët socialistë propozojnë emrat për President, Rama sulmon Presidentin Ilir Meta

73
0
Shares

Deputetët e PS nisën sot një proces propogandistik ndërkohë që kryeministti Rama prezantoi procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe sulmoi Presidentin Meta.

Deputetët do të propozojnë emrin e ri të Presidentit me zarf ku janë shënuar 3 kandidatura.

Rama tha se më shumë se 90% e shqiptarëve, do të ushtronin detyrën e presidentit të vendit më mirë sesa Ilir Meta.

Edi Rama:

Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim përcaktim, pasi nuk i kishim votat për ta zgjedhur dhe njëhkohësisht gjendeshim në një kontekst poitik të jashtëzakonshëm,se mungonte opozita zyrtare në sallë, nga ana tjetër vullneti dhe dëshira ishte që zgjedhja jonë të vinte mbi dikë që do të mund ta përfaqësointe edhe opozitën, ndaj zgjodhëm një president për opozitën, por edhe se do të ishte një president për Shqipërinë.

Rrjedha  e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën dhe i dha vendit një president i cili ishte shëmbëlltyra më e k qe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur qysh prej vitit 1991. Sot jemi në kushte të tjera. Jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si njjë përgjegjsi shumë të madhe. 

Nuk është kjo që na duhet, një figurë e ngjyrosur politikisht, të bëjmë një sforco për ti hapur rrugë ideve dhe propozime, nje proces konfidencial, jo një diskutim të hapur, që të mos bëhm mish për top të mediave, por në respekt të njerëzve do të përfshihen në këtë rezervuar burimesh, ku do identifikojmë kandidaturën më të përshtatshme.

Procesi nuk do të jetë i mbyllur vetm brenda grupit parlamentar, por kemi një komision për të komunikuar edhe me pjesët e tjera të kuvendit, por për të hapur edhe një kanal për publikun që tanimë është bërë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY