Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Ukraina i kërkon Moskës hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol

18/04/2022
ANALIZA/ Ukraina i kërkon Moskës hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol

A man walks past a burnt armoured personnel carrier near buildings destroyed in the course of Ukraine-Russia conflict in the southern port city of Mariupol, Ukraine April 1, 2022. REUTERS/Stringer

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Caushi

Rezistencën e ushtrisë ukrainas në qytetin port të Mariupolit të rrethuar nga forcat ruse, një gazetare amerikane e CNN e krahasojë me atë të 300 Spartanëve në betejën e Termopileve kundër ushtrisë së madhe Perse. Ndonëse është një legjendë greke e vitit 480 BC, në retrospektivë ajo rezultoi të ishte jo më pak se një luftë për mbrojtjen e gjithë Greqise dhe më gjërë. Edhe qyteti i Mariupolit herët a vonë do të ketë fatin e Termopileve por në fund luftën do ta fitoje shpirti i pamposhtur ukrainas dhe jo agresori rus që udhëhiqet nga një njeri që nuk mendon në mënyrë racionale. Dhe ky gjykim emocional dhe irracional bëri që Presidenti rus Vladimir Putin te nënvlerësoi rezistencën ukrainase si dhe reagimin globale ndaj sulmit të Moskës në Ukraine, i cli tashme ka hyrë në diten e 54 te tij. Shërbimet intelegjente amerikane por edhe ato europiane besojnë se Rusia e nënvlerësoi forcën e rezistencës së Ukrainës përpara se të fillonte pushtimin i cila ka shkaktuar viktima nga te dy palet. Ministria e mbrojtjes e Ukraines nëpërmjet një postimi dje në Facebook njoftoje se 20,300 ushtarë ruse ishin vrarë që nga fillimi i agresionit në orët e para të mëngjesit të datës 24 Shkurt. Rusia i përgjigjet duke thënë se kishte vrarë 23,367 ushtare ukrainas. Sulmi i Rusisë tashme është ngadalësuar nga rezistenca e mbrojtësve ukrainas dhe tani eshte e qarte qe Putin nuk mund të vazhdoj me një strategji “maksimaliste” për të kapur të gjithë Ukrainën, por do të kënaqet me diçka më pak se kaq. Sido që të jetë, analistët besojnë se Putin është i vendosur të shtyje përpara pushtimin e tij, pavarësisht nga numri i viktimave në rritje, sanksioneve nga mbarë bota dhe përpjekjeve të vendeve perëndimore për të izoluar Kremlinin. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britania e Madhe, Bashkimi Europian, Kanadaja, Australia dhe shume vende perendimore kane aplikuar nje vale sanksionesh ndaj Rusise ku ato me fokus ne ekonomi dhe financa jane me te spikaturat. Shume nga keto penalitete financiare janë dizajnuara për të dëmtuar ekonominë e Rusisë por dhe për të penalizuar presidentin Putin, zyrtarët e lartë dhe njerëzit që kanë përfituar nga regjimi i tij. Ndër sanksionet e fundit të vendosura nga perfshihen dy institucioneve financiare me te medha ruse – Alfa Bank dhe Sberbank, ndërmarrjeve të mëdha shtetërore si dhe sanksione ndaj zyrtarëve të qeverisë ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre, duke përfshirë fëmijët e Presidentit Putin dhe të afërmit e Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank, dhe është zotuar të përfundojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Por sic shihet nga sanksionet e vendosura nafta dhe gazi rus, te cilat konsiderohen si thembra e Akilit per rusine vozhdojne rrjedhin neper Europe. Kjo është e qartë edhe për presidentin ukrainas Zelensky i cili në shumë adresime dhe dalje publike ka përshëndetur sanksionesh kundër Rusisë nga BE dhe SHBA, por thotë se qeveria e tij do të vazhdojë të këmbëngulë ne ndalim total të importeve të gazit dhe naftës ruse. Por BE-ja, e cila merr një të katërtën e naftës dhe 40% të gazit nga Rusia, thotë se do ta bëjë Europën të pavarur nga energjia ruse diku përpara vitit 2030. Sigurisht qyteti i rrafshuar i Mariupolit dhe e gjithë Ukraina nuk mund të presin deri ne 2030, nderkohe qe vendet europiane vazhdojnë të blejnë naftë ruse pasi “fitojnë paratë e tyre me gjakun e njerëzve të tjerë” akuzoi Zelenskyy në një intervite për BBC. Ndonëse në Mariupol kane mbetur 500 deri 800 trupa ukrainese që rezistojnë akoma beteja duket e humbur ashtu sic u mundën 300 Spartanët në Termopile, por fituan luftën. E njëjta gjë pritet te ndodhi edhe ne Ukraine, episode si lufta e Mariupolit apo rezistenca e 13 ushtareve ne ishullin e Gjarperit do te mbeten nder momentet më brilante në historinë e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.