Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Romeo Deda – “kompjuteri” prej mishi dhe gjaku!

18/04/2022
ARTAN FUGA/ Romeo Deda – “kompjuteri” prej mishi dhe gjaku!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artan Fuga (marrë nga faqja në Facebook)

Romeo Deda ka një kujtesë të jashtëzakonshme, që ne të tjerët jemi larg, shumë larg, ta kemi!
Ajo i ngjan një kompjuteri.
Eshtë në gjendje të memorizojë miliona të dhëna, data, emra njerëzish, targa markinash, shifra dokumentash, numra telefoni, gjithçka.
Të vjen ta zvoglosh dhe ta mbash në xhep!
Si duket natyra kompenson, ai ka kaluar një sëmundje që i ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikimin!
Ai del në televizion, bën përpjekje të hyjë në librin e rekordeve Gines, merr pjesë në konkurse, jo sepse ka qejf të bëjë cirk me veten e tij, as show, por nga halli dhe nevoja njerëzore për të mbijetuar denjësisht, me punë.
Romeo dhe nëna e tij, Irma, luftojnë me mish e me shpirt që dhe gjeniu i kujtesës, por i kufizuar shumë në shikim, të gjejë një vend që t’i shërbejë shoqërisë për të fituar edhe ai jetën e tij, për të mos u ngujuar në shtëpi, për të pasur të ardhura si çdo njeri, me një fjalë të jetojë!

Institucione të ndryshme mund të përdorin aftësitë e tij mbinjerëzore: forcat e rendit, arkivat, noterët, pushtetet lokale, bashkia, organet e drejtësisë, dikasteret e ndryshme si e bujqësisë, e çështjeve sociale, drejtoritë arsimore, shërbimet financiare, taksat, bizneset e mëdha private, televizionet, etj.
Ai është i pazëvendësueshëm për të kaluar të dhëna të periudhës parakompjuterike në formë digjitale.
Romeo është një kompjuter që nuk e ka prodhuar Bill Gates, por misteri hyjnor, kompjuter që ecën, pi kafe, të përshëndet, të buzëqesh çiltër, një shpirt i butë dhe i dlirë në pafundësi, që nuk ankohet kurrë, një njeri i jashtëzakonshëm që shoqëria e ka lënë mënjanë jo vetëm cinikisht, por edhe shumë gabimisht, nga që e zënë me frenezinë e vet, nuk di se çfarë vlere monetare dhe njerëzore ka në dispozicion, e harron, sikurse ne harrojmë se çfarë vlerash kemi në pyje, në lumenj, dete, ajër, etj.

Eshtë një thirrje njerëzore për t’i kthyer sytë te Romeo Deda!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.