A janë rishikuar listat e anëtarëve të PD, ja çfarë shpjegimi jep...

A janë rishikuar listat e anëtarëve të PD, ja çfarë shpjegimi jep PD

50
0
Shares

Përgjatë procesit të votimit brenda PD ka pasur në disa raste për mungesa në listat e votuesve. Ervin Minarolli, i cili ka qënë më herët sekretar i Burimeve Njerëzore në PD ndërkohë tani është anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

Sqarimi i Minarollit:

Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë:

Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.
Kësaj liste I janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.

Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë.

Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY