Është gjetur sot trupi i pajetë i të miturit 10 vjeçar në afërsi të digës së hidrocentralit të Fanit.
I mituri 10 – vjeçar S.L. banues në fshatin Shtrungaj, Mirditë, u mbyt në lumin Fan, Mirditë, më 5 prill.
Pas shumë ditë kërkimesh intensive nga Polumbarët e Reneas, forcat policore të FNSH Shkodër, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë si dhe banorët e zonës, sot, rreth orës 12:00, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të tij, në afërsi të Diges së HEC-it të lumit Fan, në fshatin Reps, Mirditë.
Trupi i të miturit do të dërgohet pranë morgut të Spitalit Rajonal Rrëshen, ndërsa grupi hetimor do vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/