Qëllohet me arnë zjarri një person në rrugën Shijak-Xhafzotaj, policia jep detajet

Qëllohet me arnë zjarri një person në rrugën Shijak-Xhafzotaj, policia jep detajet

74
0
Shares

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi Orlando Petkola.

Pepkolaj është djali i një punonjësi policie i burgjeve, me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës.

Mësohet se i riu, që dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit sot, në momentet që është qëlluar me armë zjarri, ka qenë duke shpërndarë bombola gazi me një kamionçinë.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY