EMRAT/ Kush u arrestua në doganën e Vlorës dhe kush është më...

EMRAT/ Kush u arrestua në doganën e Vlorës dhe kush është më kërkim. Aksioni që urdhëroi SPAK

96
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me me aksionin e ndërmarrë dje në Portin e Vlorës.

Policia ka arrestuar me urdhër të SPAK  Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me doganierë në portin e Vlorës fusnin mallra kontrabandë në vendin tonë, kundrejt heqjes së detyrimeve doganore.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dy doganierët, Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në këmbim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porti”.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 doganierë të portit të Vlorës.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi operacionin policor të koduar “Porti”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.K., 59 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet rryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin, në territorin e Republikës së Shqipërisë, produkte kontrabandë. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

A.N., 46 vjeç dhe M. M., 62 vjeç banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në këmbim të rryshfetit, lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY