Në pranga përmbaruesi privat, pasi klienti u nda nga jeta bllokoi llogaritë

Në pranga përmbaruesi privat, pasi klienti u nda nga jeta bllokoi llogaritë

94
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account” i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Procedohen penalisht 2 të tjerë.

U bë ndalimi i shtetasit Fatos Alimadhi, 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY