COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1045 testime, 53 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,045 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.
Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,045
Testime totale 1,791,315
Raste pozitive 274,429
Raste të shëruara 270,566
Raste Aktive 368
Humbje jete 3,495
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 211
Vlorë 35
Fier 22
Korçë 21
Elbasan 19
Gjirokastër 18
Berat 18
Shkodër 14
Durrës 8
Kukës 2 m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/