Marrje peng në Kashar, 2 persona në pranga, një burrë dhe një...

Marrje peng në Kashar, 2 persona në pranga, një burrë dhe një grua

149
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni policor në Tiranë i koduar “Hostage”. Morën peng një shtetas dhe e dhunuan fizikisht atë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në pranga ranë Shkëlqim Koçeku, 37 vjeç, i cili theu masën “Arrest në shtëpi”, Denalda Çezma, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa Sulltan Piraci, 30 vjeç, banues në Paskuqan, arriti t’ia mbathte dhe është shpallur në kërkim.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

-D. Ç., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Falë punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi S. P., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K. dhe shtetasen D. Ç., kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e shtetases D. Ç., shtetasin E. S., 31 vjeç, për shkak të një borxhi.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Sh. K., kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY