Ish-kryeministri Sali Berisha shtroi sot një pyetje për Bashën: Pse nuk shkoi më SHBA kur ndërkohë ishte nisur bashkë me Gjekmarkajn.
Basha pak çaste më herët i kërkoi SPAK që të niste hetimet ndaj tij, pas vendimit të SHBA-ve për ta shpallur non grata.
Berisha:
Personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare është Lulzim Basha, pyeteni se pse u kthye nga Roma, dhe nuk shkoi në SHBA, pasi dosjen e Muzin e ka të hapur nga FBI.
Ju duhet të pyesni, mos hezitoni, e keni në media, kur u nis me Gjekmarkajn, ju duhet ti qëmtoni këto. Pyeteni se pse Edi Rama ia mbylli dosjen e rusëve.
Për të mos thënë pastaj dosjen përvëluese të Toyota Yaris, nëse ka një njeri që duhet të pyetet për dosje konkrete, pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha. a.b
https://youtu.be/qtTv7iMm7No
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/