Rikthehen patronazhistët e PS, Kuvend: Shkelja më e rëndë që ka...

Rikthehen patronazhistët e PS, Kuvend: Shkelja më e rëndë që ka ndodhur

57
0
Shares

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi tha sot se dalja e të dhënave personal të shqiptarëve është shkelja më e rëndë që ka ndodhur e cila sipas tij ka cenuar jetën private të çdo qytetari. Dervishi e bëri deklaratën gjatë një debati në komisionin e Ligjeve.

Gjatë fjalës së tij Dervishi tha se “Patronazhisti” ishte burimi kryesor i daljes së informacionit ndërsa theksoi se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur ngjarjen.

“Shkelja më e madhe është dalja e të dhënave personale, mungon infrastruktura për mbrojtjen e të dhënave. Zyra e komisionarit si më parë e ka filluar hetimin administrativ dua tu informoj jemi në proces të hetimit, kemi bashkëpunim me organet e Prokurorisë, pasi po zhvillohet edhe vendimi i lehtë të shkojmë përpara. Besoj duhet kohë e nevojshme për tu përmbyllur hetimi administrativ dhe ne do t’i vendosim në dispozicion gjetjet e fakteve. Që kur nisën hetimet u proceduan penalisht mbëjtësit e domainit”, tha Dervishi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY