Ndërsa ka një debat se pse PD dhe PS nuk përshëndetën shpalljen non grata nga SHBA të ish deputetit Aqif Rakipi, ish n/kryetari i PD, Edmond Spaho thotë se Rakipi ishte ftuar nga Basha të konkuronte në listat e PD më 25 prill.
”Pyeteni Lulzim Bashen sa here eshte takuar dhe ka ngrene dreke me Qifen per ta bindur per te hyre ne koalicion me Lulin ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021?
Ne vitin 2017 kjo parti bleu dy mandate ne Elbasan. E kam denoncuar ne prokurori per blerje votash pasi kapem mbi 40 karta identiteti te mbledhura, ne kembim te votes per kete subjekt.
Prokuroria konkludoi qe eshte mashtrim elektoral por nuk mund te identifikonin personin qe e kishte bere. Une kisha deklaruar edhe emrin e personit. Pune drejtesie shqiptare”, ka komentuar Edmond Spaho.
Basha u shpreh një ditë më parë në lidhje me non gratan për Rakipin duke e akuzuar atë se i vodhi 2 mandate PD, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.
Vetë Aqif Rakipi tha sot se Lul Basha e ka pasur merak ndëshkimin e tij. a.b
Sot Luli na hiqet si qengj. Aqifi ende nuk ka folur per kete ceshtje, duroni se kushedi ç’mund te nxjerre per Lulin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/