Çfarë u bisedua në Komisionin e Rithemelimit, Berisha jep detaje nga mbledhja...

Çfarë u bisedua në Komisionin e Rithemelimit, Berisha jep detaje nga mbledhja e rëndësishme

58
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se diskutimet ishin përqendruar vetëm tek procesi zgjedhor që po zhvillohet për kryetarët e degëve të partisë Demokratike.

Ai shtoi se në disa prej tyre kishte pasur problematika të ndryshme si në rastin e Lushnjës.

Berisha: Gjatë mbledhjes folëm për zhvillimin e procesit zgjedhor për krerët e degëve të PD nëpër rrethe të ndryshme. Në Lushnjë ka patur një problem që do zgjidhet. Unë dhashë një shembull por shembuj të tjerë mund të them se mund të ketë edhe segmente të catuara. Për shembull Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 për të cilin ata që kanë punuar me të nuk kanë rënë dakord por nuk e hedhim poshtë. Pra mund të ketë një proces diskutimi ku të flitet për këto çështje dhe të gjendet një zgjidhje. m.k

Prononcimi i Prof.Dr.Sali Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimi të PD.

Bashkëbisedimi me gazetarët:

Pyetje. Cila degë ka patur problematika?

Sali Berisha: Problematika ka patur në Lushnje. Ka patur një problem që do të zgjidhet. Sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi e cila ka funksionuar për fushatën, por tani vota, vota dhe vetëm vota. Jo vetëm aty. Unë dhashë një shembull, por shembuj të tjerë, si degë, mund të ketë edhe në segmente të caktuar kudo që procesi vijon. P.sh, Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë dakord, por nuk e hedhin krejtësisht poshtë. Është rënë dakord që të ulen dhe të shqyrtojnë me audit një për një dhe aty ku gjenden parregullsi aty të ndërhyhet dhe të korrigjohet. Ka pra një vullnet të hekurt për një transparencë të plotë. Dhe kjo është ajo që dominon.

Pyetje: Po pjesëmarrja e demokratëve si ka qenë në këto zgjedhje, në ato degë që janë zhvilluar deri në këto momente nga raportimi që patët?

Sali Berisha: Pjesëmarrja në disa prej tyre ka qenë më e madhja ndonjëherë, në disa të tjera më e vogël, por pjesëmarrja nuk është detyrim statutor që duhet të votojnë patjetër, gjë që e bën fakultative pjesëmarrjen.

Pyetje: Si e gjykoni raportin e DASH, mjaft kritik për Shqipërinë?

Sali Berisha: Unë vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive problemet madhore të këtij vendi. Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie në rrafshin e të drejtave të njeriut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit. Unë e gjej atë një dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për ndryshimin e gjendjes në këtë vend. Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve. E keni parasysh që është një çështje e cila mbart veprimtarinë e një organizate kriminale. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor. Pra, nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur. E vërteta është se me 100 e ca mijë dosje, të paktën 30-40 mijë qytetarë shqiptarë mund të mos marrin kurrë vendimin nga drejtësia shqiptare dhe dhjetëra e mijëra të tjerë e marrin atë në një kohë kur nuk shërben më. Plus miliarda, 5-6 miliardë euro për çështjet civile që vendi dhe shoqëria shqiptare humbet. Probleme këto të ngritura, në mënyrën më të fuqishme, që nga viti 2016 e deri sot. Kur ne kundërshtonim Vettingun nga lart poshtë, ne kundërshtonim sepse ai asgjësoi për 4 vite shtetin ligjor. Nuk ka shtet ligjor pa institucione kryesore të drejtësisë. E kundërshtuam sepse me vakumin do të krijonte këtë katastrofë dosjesh që ka krijuar dhe që faktikisht Shqipëria, shumë shpejt, do të bëhet një problem madhor për Strasburgun, pasi qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kësaj gjykate për shkak të mungesës së qartë të procesit të duhur ligjor në vendin e tyre. Ishte një raport të cilin e përshëndes përzemërsisht dhe më vjen shumë mirë, sepse renditeshin të gjitha çështjet, një radiografi e plotë e regjimit të sotëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY