Falciteti i votës preferenciale në PS, ja ku shkuan preferencat e socialistëve...

Falciteti i votës preferenciale në PS, ja ku shkuan preferencat e socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit

72
0
Shares

Votat preferenciale të votuesve socialistë kanë shkuar pikërisht tek ata emra që tashmë janë goditur ose nga SPAK ose nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

Open data ka sjellë në kujtesë shpërndarjen e votave preferenciale ndër socialistë.

“Partia Socialiste ka marre ne zgjedhjet e fundit  768 250 vota. Me 4 mandate ku 3 te goditura, nga DASh apo SPAK , 1 dorehequr, tashme ende pa bere 1 vit nga Zgjedhjet vota preferenciale ka marre goditje dhe devijim rezultati preferencial si vijon:

15 697 Vota O. RAKIPI

10 292 vota G. RUCI

9 609 L. KOKA

8 752 A. BLLAKO”, shkruan në rrjete sociale drejtoresha e Open data, Aranita Brahaj.

Orlando Rakipi ëhstë i biri i Aqif Rakipit që u shpall një ditë më parë nongrata, ndërsa Alqi Bllako u arrestua pak ditë më parë nga SPAK. Lefter Koha dha dorëheqje nga mandati fill pasi e mori atë dhe tashmë është në burg ndërsa Gramoz Ruci dha dorëheqje nga detyrat e tij në parti përfshirë dhe si deputet.

Vota preferencile u fut si risi në zgjedhjet e 25 prillit. Por sic shihet ajo vota lobohet ndoshta edhe në mënyrë antiligjore. Asnjë qark nuk ka nxjerrë me votë preferenciale një deputet të papërlyer, cfarë do të thotë se vota preferenciale nuk e zgjidh filtrimin e deputetëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY