Ende ankimimi i Gaz Bardhit endet në gjykata

Ende ankimimi i Gaz Bardhit endet në gjykata

37
0
Shares

Një ankimim në lidhje me statutin e PD në korrik të 2021 bërë nga vetë Basha dhe Bardhi kur drejtonin PD vijon të vërdalliset në gjykata pavarësisht se tani nuk ka asnjë rrjedhim në punën  e PD.

Bardhi duhej ta kishte tërhequr kërkesën dhe këtë duhej ta bënin edhe Rithemelimi që ka tagrin e drejtimit të PD deri në Kuvend.

Njpftimi i Gjykatës:

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sot në datën 12.04.2022, është  dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë  Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm.

Shorti për caktimin  e relatorit të cështjës, do të hidhet po sot, në datën 12.04.2022, ora 14:30.

Publiku do të informohet në vijim për të gjitha aspektet procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY