Debatet brenda grupit parlamentar të PD, diskutime me dogma të deputetëve, sërish...

Debatet brenda grupit parlamentar të PD, diskutime me dogma të deputetëve, sërish mendime të ndryshme për të ardhmen

58
0
Shares

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se PD duhet të rikthehet në normalitetin e para 9 shtatorit. Ai u përfshi në diskutimet e grupit parlamentar të PD që beri debat për rrugët e bashkimit të PD.

“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen.

Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 Mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”, deklaroi Noka.

Ndërsa deputeti Lefter Gështenja ka bërë disa propozime dhe ka kërkuar që në procesin e zgjedhjeve brenda partisë “te perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire.

Çfare kuptimi ka hapja apo bashkimi i partise nese ne vazhdojme bejme zgjedhjet perpara se te hapet apo te bashkohet Partia?

Mendoj qe ne PD nuk duhet te ekzistoje termi ‘shumice’, ‘pakice’, pasi ne duhet te jemi NJE, te jemi te gjithe bashke kunder Edi Rames. Ndarja ne mazhorance e minorance ne parti na con ne ndarje dhe percarje te struktures ne te gjitha nivelet”, tha Gështenja.

Ndërkaq deputeti Saimir Korreshi tha se e vetmja menyre per zbutjen e demokrateve eshte bashkimi. Duhet t’u kthejme bashkite demokrateve, me keto ritme nuk ‘jemi ne rrugen e duhur.’

Deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se procesi i bashkimit, eshte nje mashtrim qe po çon ne rrenim.

Deputeti Helidon Bushati tha se duhet te ndermarrim nje proces gjitheperfshires ku secili nga ne duhet te kontribuoje.

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka bërë disa propozime, që sipas tij mund të zgjidhin situatën ku ndodhet Partia Demokratike.
“Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë.  Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces. Gjate kesaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike

Të ndalohet që sot dalja ne Televizione  e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qendrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon”, ka propozuar Bushati. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY