FOTO/ Krimi në Roskovec, mësohen emrat e viktimave. Pse ndodhi ngjarja e...

FOTO/ Krimi në Roskovec, mësohen emrat e viktimave. Pse ndodhi ngjarja e rëndë

210
0
Shares

Mësohen detaje të tjera në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi sot në Roskovec

Vjehrri që qëlloi me thikë është i identifikuar si Xhevair Hoxha ndërsa bashkëjetuesja e djalit të tij është Merushe Hazizi.

Merushe Hazizi

Hoxha e ka qëlluar Merushen me thikë dhe ajo mbeti pa jetë si pasojë e plagëve të mëdha të marrë.

Më pas Xhevair Hoxha në gjendje të rënduar psikologjike ka varur veten në një pemë të banesës.

Mësohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.

Njoftimi i policisë Fier:

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY