Kryeministri Rama takohet me Presidentin Federal të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier në Berlin
Në vijim të vizitës zyrtare, Kryeministri Rama u takuasot në Berlin me Presidentin Federal tëGjermanisë Frank Walter Steinmeier, në PresidencënFederale, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, që u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeiervlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnëmes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkëtpër thellimin e tyre të mëtejshëm. Bashkebiseduesitdakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisëdhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.
Biseda u përqëndrua në integrimin europian tëShqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës qëGjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim.Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më tëfundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prejtemave kryesore të bisedës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/