Për çfarë po fliste Berisha kur Ermonela Felaj ia ndërpreu fjalën

Për çfarë po fliste Berisha kur Ermonela Felaj ia ndërpreu fjalën

56
0
Shares

N/kryetarja e kuvendit Ermonela Felaj i ka fikur mikrofonin në Parlament Sali Berishës.

Berisha po fliste për çështjen e inceneratorëve, në momentin kur Felaj vendosi të ndërpriste fjalën e tij me arsyetimin se kishin kaluar 2 minuta.

Fill më pas Flamur Noka dhe Albana Vokshi ndërhynë nga vendi duke kërkuar që minutat e tyre t’i shtohen ish-kryeministrit, por kjo nuk është pranuar nga Felaj.

Kjo ka tensionuar situatën, duke bërë që Noka të shkojë dhe të afrohet tek foltorja, ku qëndronte ende Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa Felaj i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY