Bie në pranga biznesmeni nga Prrenjasi, i gjendet në lokal malli i...

Bie në pranga biznesmeni nga Prrenjasi, i gjendet në lokal malli i shtrenjtë

113
0
Shares

Sekuestrohen 1250 litra karburant, pa faturë doganore ndërsa vihet në pranga pronari i një lokali në Prrenjas, Ylli Kryeziu, 53 vjeç, nga Qukës i Prrenjasit.

Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit (bar-restorant), në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY