Aksidenti tragjik i merr jetën biznesmenit shqiptar në Itali

Aksidenti tragjik i merr jetën biznesmenit shqiptar në Itali

105
0
Shares

Një aksident i ka marrë jetën një 45-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.Aksidenti ndodhi në Via Ravegnana. Mediat italiane raportojnë se viktima është Lorenc Beqari 45 vjeç, një biznesmen me origjinë nga Durrësi, por banonte në Ravenna. Ai po udhëtonte drejt Forli për të takuar të fejuarën e tij. Por në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur.

45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj. Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.

I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe. Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Sandra Tampieri. tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY