Vihen në pranga 16 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:
– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. T., 22 vjeçe dhe A. T., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi kanë vjedhur në dy dyqane rrobash, në një qendër tregtare.
– E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe I. M., 59 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi E. M., ka goditur me grushte shtetasin M. M., 26 vjeç, dhe gjatë shoqërimit nga punonjësit e Policisë, shtetasi E. M., së bashku me shtetasin I. M., kanë goditur punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. H., 35 për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e motorrit të tij;
– E. A., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në përforcues grushti (dorezë metalike).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. D., 58 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 22 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. Gj., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;
– K. Z., 18 vjeç, R. R., 20 vjeç, dhe D. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;
– R. R., 18 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa rrip sigurimi, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë duke iu ofruar para, me qëllim shmangien e masës administrative.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit H. G., 32 vjeç, E. Ç., 34 vjeç, H. B., 25 vjeç, G. H., 26 vjeç dhe E. C., 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
—-
Më datë 09.04.2022, në Lalm, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë të vogël parash në banesën në pronësi të shtetasit F. S. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Am.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/