FAKSIMILE/ Prokuroria e Ersekës peshkon edhe kryetarin e bashkisë së Kolonjës në...

FAKSIMILE/ Prokuroria e Ersekës peshkon edhe kryetarin e bashkisë së Kolonjës në përgjime

258
0
Shares

Prokuroria e Ersekës ka peshkuar përmes përgjimeve edhe kryetarin e bashkisë së Kolonjës, Erion Isain dhe këshilltarëve të bashkisë.

Përgjimi është bërë në lidhje me një procedurë të paligjshme për shitjen e një sasie të druve, rreth 1000 metër kub, nga një tregtar vendas.

Nga telefonatat e përgjuara mësohet se Isai kontakton me disa zyrtarë dhe biznesin më lidhje me marrjen e drive por gjatë bisedave përveç predispozitës për të orientuar shitjen tek ky biznes nuk konstatohet përfshirje apo bisedë të Isait për përfitime në lekë.

Brenda të njëjtës ditë, në 15 tetor, Erion Isai, telefonon Lirjan Hysenin, duke i konfirmuar këtij të fundit se kishte folur vetë me përgjegjësin, dhe biznesmenia Mirela të shkonte të merte fillimisht ditën e martë 500 metra dru dhe 500 të tjera në ditët e muajit Nëntor.

Më tej këshilltari komunikon me financën për faturat pasi ata kishin folur me kryetarin. Sipas përgjimeve negociatat me kryebashkiakun vazhdojnë dhe për formën e pagesës pasi subjekti kërkonte ta shlyente kesh dhe jo me bankë.

Por ka qenë shefja e financës, Ersekë ka këmbëngulur se nuk mund të mbante asnjë pagesë në dorë.

Pas një sërë telefonatash, prerje faturash dhe takime me qëllim shitjen e 1 mijë metra dru zjarri, procesi ka mbetur tek nën/kryetarja e Bashkisë Ersekë, Eljona Mydini, e cila të gjithë këtë organizim e quajti të kundraligjshëm dhe shkelje procedurash, duke mos firmosur asnjë dokument. Shitja nuk është realizuar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY