Mësohen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Sarandë ku një i ri u plagos rëndë me thikë.
Personi i plagosur është 28 vjeçari Dino Majko i cili është qëlluar 4 herë me thikë brenda lokalit të natës.
Autori i plagosjes ka qenë shtetasi me Enivled Aliu i cili ende nuk është kapur nga forcat e rendit.
Aktualisht i riu është transportuar me urgjencë në spital.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në një lokal nate në qendër të qytetit. r.k
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/