Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po ushtronte presion direkt ndaj prokurorëve të SPAK dhe shtoi se kjo vinte për shkak se e ndjente se laku po shtrëngohej sa i përket aferës së inceneratorëve.
Deklarata e Këlliçit:
Belind Këlliçi: Pas 9 vitesh qeverisje, Edi Rama i tregoi shqiptarëve se oferta e tij e vetme për vendin është hashashi!
DEKLATATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI BELIND KËLLIÇI
Të nderuar qytetarë,
Sot të gjithë qytetarët shqiptarë, por në mënyrë të veçantë edhe kryeqytetasit që kanë patur fatin e keq ta përjetojnë më nga afër, patën mundësinë që të shihnin një shfaqje kooperativiste, në të cilën në fakt triumfoi banaliteti.
Sot para se të fillonte Kongresi i Hashashit i drejtuar nga organizata kriminale që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, jo më kot të gjithë gazetarët, mediat, analistët, në rrjetet sociale por të rinjtë e këtij vendi e pagëzuan Kongresin dhe shfaqjen e sotme si “Kongresi i Incerenatorëve”, “Kongresi i Urrejtjeve”, “Kongresi i Mllefit”, “Kongresi Anti-SPAK” dhe “Kongresi i Barit”.
Partia Socialiste sot tregoi para çdo shqiptari që është nje parti e kalbur nga korrupsioni.
Sot nuk kishte asnjë mesazh për të shpëtuar nga kriza e rëndë ekonomike shqiptarët e zakonshëm.
Në vend të uljes së taksave, sot Edi Rama luajti lojën e prangave me bashkëpuntorët e tij për të ngopur shqiptarët me lugën bosh.
Në vend të projekteve për hapjen e vendeve të reja të punës, sot Edi Rama kërcënoi drejtësinë për të treguar se ai ka qënë, është dhe do të mbetet i pakapshëm dhe i paprekshëm.
Në vend që të tregonte investimet që sjellin rritje rrogash dhe pensionesh, Edi Rama sot kërcënoi me burg opozitën.
Skenarët me drejtësi politike për të shpëtuar kryeministrin më të korruptuar të Europës i shërbejnë vetëm destabilizimit të vendit në një situatë shumë te delikate për Shqipërinë, rajonin dhe për perëndimin.
Sot shqiptarët panë se si imitimi në faktiI praktikave komuniste, ku sa më i madh është rrënimi ekonomik, aq më i madh është dhe kongresi, sot kaloi në perfeksion. Sot Edi Ramën do ta kishin zili dhe liderët më autoritarë dhe diktatorët më famkeq të globit — edhe diktatori I Koresë së Veriut, Kim Jong Un do ta kishte zili për shfaqjen e shëmtuar të cilën ai na dhuroi.
Është e patolerueshme, e pafalshme dhe tërësisht kriminale presioni që Edi Rama ushtroi sot ndaj organeve të reja të drejtësisë.
Sot me të vërtetë Kongresi i Hashashit mund të quhet dhe kongresi Anti-SPAK sepse frika që ka kapur sot Edi Ramën nga afera më e fundit e inceneratorëve e detyroi atë t’i bënte një presion dhe shantazh të hapur drejtësisë.
Duke treguar para çdo shqiptari që drejtësinë Edi Rama e trajton sikur të ishte një seksion i partisë së tij apo si një organizatë e partisë së tij.
Unë jam i bindur që partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë asistuar, mbështetur financiarisht dhe kanë suportuar vendin tonë në zbatimin dhe hartimin e reformës së re të drejtësisë duhet të jenë të parët që duhet të kritikojnë dhe të kryqëzojnë këtë sjellje autoritare dhe prej diktatori të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sot ne pamë një kongres në të cilin nuk kishte asnjë alternativë, asnjë ofertë ekonomike për shqiptarët, asnjë diskutim për ulje taksash asnjë problem që lidh sot shqiptarin e zakonshëm nuk u diskutua.
Por sot u fol për urrejtjen ndaj opozitës, sot Edi Rama tregoi se është më i shqetësuar se kurrë për faktin se opozita e kapur është tashmë një ënderr dhe një realitet që nuk ekziston më.
Sot përpara Edi Ramës ndodhet një Parti Demokratike e cila po ringrihet, ndodhet një opozitë reale e cila do t’ia shkurtojë ditët Edi Ramës një orë e më parë. Sot të qytetarët shqiptarë panë se si Rilindja vdiq, ku Edi Rama i la porosi të gjithë deputetëve dhe të gjithë delegatëve që termin “Rilindje” të mos guxojnë ta përmendin më, pasi ai tashmë është një eksperiment kryekëput I dështuar.
Pas 9 vitesh qeverisje, Edi Rama sot i tregoi shqiptarëve se oferta e vetme që ai ka për vendin është hashashi.
Asnjë plan investimi, asnjë plan ekonomik, asnjë fjalë për 500 mijë shqiptarët që kanë lënë Shqipërinë këto 9 vite.
Asnjë fjalë për të rinjtë e këtij vendi, asnjë fjalë për cmimet e larta, asnjë fjalë për çmimin e karburantit, asnjë fjalë për varfërinë që ka pllakosur vendin.
Sot Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për aferën më të madhe korruptive të këtyre 30 viteve, që është afera e inceneratorëve.
Sot Edi Rama nuk foli për ish ministrat e tij që sot ndodhen prapa hekurave të burgut. Për kampionët e suksesit si Saimir Tahiri, i cili është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, për Lefter Kokën, ministrin e tij të suksesshëm që ështe në fakt edhe hallka e parë dhe ku nis afera e incerenatorëve, për deputetin që ishte krenar që bashkëpunoi me të, Alqi Bllakon,i cili sot është nën arrest për aferën e inceneratorëve, por i vetmi merak që Edi Rama kishte sot ishte presioni ndaj drejtësisë.
Ju hakërrye drejtësisë për shkak se ka dënuar zyrtarët dhe qeveritarët e tij, për shkak se kanë shkelur ligjin dhe u tregoi që drejtësia duhet të dënojë këdo që ai kap prej veshi dhe çon para drejtesisë.
Edi Rama sot ishte I tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet, afera e inceneratorëve do të jetë pikërisht afera që do të fundosë këtë qeveri dhe nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë logjikë se si ish ministri Lefter Koka apo deputeti Alqi Bllako sot të jenë në burg dhe krye regjizori, personi që e inskenoi, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, arkitekti i kësaj afere korruptive, i vjedhjes më të madhe të fondeve publike të 30 viteve,i vjedhjes së 430 milionë eurove, Edi Rama të mos jetë prapa hekurave.
Ndaj në kongresin e sotëm të hashashit, te urrejtjes dhe luftës ndaj drejtësisë, Edi Rama tregoi fytyrën e tij të vërtetë, ftyrën e një diktatori, fytyrën e një satrapi lindor i cili duhet të largohet një orë e më parë nga drejtimi I qeverisë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/