Rama, presion SPAK të nisë hetime për Berishën, gjysma e fjalimit në...

Rama, presion SPAK të nisë hetime për Berishën, gjysma e fjalimit në Kongres të kapë edhe me të tej prokurorinë

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, dukeni kushtuar një pjesë të mirë të fjalimit të tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.

Rama: Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, e të tjerave, jo e jona… sot akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. Jo për një njeri po për krejt Shqipërinë

Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA.

Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose ska.

Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë.

Ka bazë s’ka bazë.

Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Edi Rama ia ka kushtuar Reformës në Drejtësi, ku tha se duket se deri tani po vepron vetëm nga njëra anë.

Rama tha se fakti që PS nuk ka ndërhyrë te puna e drejtësisë, shpesh është marrë si dobësi.

“Dashtë zoti që mbështetja jonë pa kushte, një shumicë si ne, të mos e hapë gojën për asnjë lloj vendimi, duke e mbështetur symbylluri drejtësinë, dhëntë zoti që të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK.

Ky do të ishte gabimi më i madh në raport me pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare, nëse koha do të provonte diçka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës në kurriz të atyre që të mbështesin, pa pasur parasysh fare jo kahet, por nivelet e zullumeve, ku kampionët nuk janë në PS por në ato partitë e tjera.  

Ne vërtetë kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejtë, por nuk kemi bërë një reformë që ha vetëm nga njëra anë.

Do thoni ju çfarë pune ka Kongresi me drejtësinë, por në fakt pa këtë parti nuk do të kishte fare Reformë, këtu dhe prokurori i përgjithshëm do të ishte pjesë e Komisonit të Rithemelimit”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY