Belind Këlliçi: Kjo është rrethana ku mund të bëhem kryetar i PD

Belind Këlliçi: Kjo është rrethana ku mund të bëhem kryetar i PD

63
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sonte në Zonë e Lirë se i vetmi skenar, ku ai mund të bëhej kryetari i ri i Partisë Demokratike do të ishte në momentin që të tërhiqej nga gara ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha. Por Berisha njihet për detajin që nuk bën hapa pas, tha Këlliçi.

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2. /Zonë e Lirë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY