Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë edhe shpata antike.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Sekuestrohen një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake.
Vihet në pranga 38-vjeçari që i posedonte.
Shpallet në kërkim xhaxhai i tij, për moskallëzim krimi.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. M., 38 vjeç, banues në rrugën “Bajram Cela”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi A. M., 58 vjeç, xhaxhai i shtetasit E. M., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në rrugën “Bajram Cela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”, të cilën shtetasi E. M., e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/